Ferizaj: Policia e gjen një të moshuar që kishte humbur, kush e njeh ta lajmërojnë Policinë

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 15:05
Ferizaj: Policia e gjen një të moshuar që kishte humbur, kush e njeh ta lajmërojnë Policinë

Policia në Ferizaj, ka njoftuar se sot ka gjetur në rrugë një person të moshuar, i cili ka humbur, raporton "Kosova Sot Online".

I moshuari nuk din të flasë.

Policia në njoftimin e tyre ka lutur familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj apo edhe ta thërrasin policinë.

“Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyer, i cili nuk din të flas. Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)