Trajkoviq del nga spitali, do të mjekohet në shtëpi: Më bëtë më të fortë

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 15:17
Trajkoviq del nga spitali, do të mjekohet në shtëpi: Më bëtë më të fortë

Gjendja shëndetësore e Rada Trajkoviq, është përkeqësuar dje derisa po mbahej nga policia serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares.

Trajkoviq  u transferua në një qendër mjekësore në Prokupël të Serbisë.

Mirëpo, sot Trajvoviq ka njoftuar se ajo është lëshuar nga spitali, ku do të mjekohet në shtëpi, përcjell "Kosova Sot Online".

“Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Unë jam i qëndrueshëm. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Më bëtë më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. U treguan njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar Trajokoviq.

“Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska ‘pro-europiane’ ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat… Nëse kjo më ka ndodhur mua, të cilin publiku e njeh mirë si dikë që ka 20 vjet që lufton për serbët në Kosovë, atëherë e njëjta gjë mund t’i ndodhë kujtdo. Më dhemb të mendoj se për sa histori të ngjashme publiku nuk ka dëgjuar. Por një gjë është e vërtetë: me veprimet e tij, ky regjim heq dorë publikisht nga vlerat civilizuese”.

(Kosova Sot Online)