Gjendja në veri, Bugajski: Koha që NATO të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 16:14
Gjendja në veri, Bugajski: Koha që NATO të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka komentuar situatën, dhe zhvillimet në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Bugajski ka thënë se është koha që NATO të angazhohet dhe t’i pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit e përfaqësuesit rusë në veri të Kosovës.

Bugajski, ka shtuar se Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë.

“Është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë. Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë”, shkruan Bugajski.

(Kosova Sot Online)