Incident në Gjilan, përfshihen dy meshkuj

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 09:36
Incident në Gjilan, përfshihen dy meshkuj

Në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e  goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)