Osmani organizon pritjen e fundvitit për miqtë ndërkombëtarë të Kosovës

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 11:09
Osmani organizon pritjen e fundvitit për miqtë ndërkombëtarë të Kosovës

Përmes Twitter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar  ka organizuar pritjen e fundvitit duke theksuar se ka pritur miq ndërkombëtarë të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Osmani shkruan se ka “kujtuar ndikimin pozitiv që partneriteti me aleatë ka pasur mbi Kosovës dhe qytetarët”.

Në fund, ajo ka falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë “për mbështetjen e vazhdueshme”.


“Kosova është më e fortë me miq në krahë të saj. Këtë javë, në pritjen e fundvitit me trupin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që partneriteti ynë me aleatët kanë pasur mbi Kosovën dhe qytetarët tanë, dhe falënderova komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.

Në fotografitë e publikuara nga Osmani, shihen ambasadori Hovenier, ambasadori Abbot, ministrja Gërvalla, shefi i OSBE-së Michael Davenport.

(Kosova Sot Online)