Në Gjermani diplomojnë oficerët e FSK-së

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 11:33
Në Gjermani diplomojnë oficerët e FSK-së

Agon Berisha dhe Uran Jahiri kanë diplomuar me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake në Gjermani, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Poashtu, Art Sahiti me sukses të lartë e ka përfunduar kursin e karrierës për komandant kompanie dhe është avancuar në “Kapiten”.

Postimi i plotë:

Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë


Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha  me specializim në fushën e IT ushtarake  si dhe Uran Jahiri  me specializim në fushën e logjistikës.

Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë  ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në  gradën Kapiten.

Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!

(Kosova Sot Online)