Wermuth: Nuk ka asnjë konflikt Kosovë - Serbi, ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 08:10
Wermuth: Nuk ka asnjë konflikt Kosovë - Serbi, ka vetëm Vuçiq,  Putin dhe fashistë serbë

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth,  ka thënë se nuk ka asnjë konflikt “midis”  Kosovës dhe Serbisë, por  ka shtuar se “ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, përcjell 'Kosova Sot Online".

“Ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”. Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar deputeti zviceran, Cédric Wermuth në Twitter.

(Kosova Sot Online)