Vetëvendosje: Barrikadat duhet të hiqen dhe të kthehet rendi i ligjit

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 08:16
Vetëvendosje: Barrikadat  duhet të hiqen dhe të kthehet rendi i ligjit

Përmes një njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje,  kanë thënë dje se gjatë mbledhjes është diskutuar për situatën poltiike dhe për situatën në veri të MItrovicës, shkruan "Kosova Sot Online".

VV-ja ka shkruar se barrikadat në veri të vendit duhet të hiqen dhe duhet kthyer ligji në rend.

Postimi i plotë:

Mbledhja me Qendrat e VETËVENDOSJE!-s

Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend. Te çështjet organizative, u diskutua për planifikimin e aktiviteteve tona, opozitarizmin tonë nëpër komuna dhe fuqizimin e mëtejmë të organizatës tonë brenda dhe jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)