10 ditë me barrikada, veriu ende vazhdon të jetë i bllokuar

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 08:34
10 ditë me barrikada, veriu ende vazhdon  të jetë i bllokuar

Që 10 ditë veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët, në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit,  Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë akoma të mbyllura.

Të shtunën, Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dërgimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

 KFOR - i ka treguar se po e shqyrtojnë kërkesën e Serbisë.

(Kosova Sot Online)