Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, njëri ishte “kumbari” i sigurisë në klubet e natës

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 09:31
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, njëri ishte “kumbari” i sigurisë në klubet e natës

2 shqiptarë janë ekzekutuar ditën e djeshme në një lokal në mes të Athinës.

Sipas mediave greke një nga viktimat rezultoi bodyguard klubesh nate në zonë. Shqiptari funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës. Sa i përket moshës së viktimave, ato janë përkatësisht 41 dhe 42 vjeç.

E përditshmja greke “Protothema” ka publikuar dje edhe momentin e vrasjeve të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid dhe futet në lokal ndonëse ka qenë i mbushur me klientë.

Ai afrohet tek tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij. Më pas u largua qetësisht. Krahas dy shqiptarëve që kanë ndërruar jetë, ka mbetur e plagosur edhe një grua që dyshohet se është pronarja e lokalit. Një nga pistat e hetimit është larja e hesapeve.

(Kosova Sot Online)