Bërnabiq: Brukseli dhe Washingtoni ti bëjnë presion Prishtinës

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 10:27
Bërnabiq: Brukseli dhe Washingtoni ti bëjnë presion  Prishtinës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se  “frikësohet nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, por nënvizoi se “Serbia do të bëjë çdo gjë të mundur për të ruajtur paqen dhe një lloj stabiliteti”.

Bërnabiq, ka shtuar se presin nga Brukseli dhe Washingtoni që ti bëjnë presion Prishtinës, në mënyrë që nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përcjell "Kosova Sot Online".

“Në fund të fundit serbët e Kosovës janë në ato institucione duke iu falënderuar asaj Marrëveshjeje të Brukselit dhe kur Albin Kurti thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit, atëherë nuk e di saktësisht se ku qëndron problemi pse serbët nuk janë në institucione”, tha Bërnabiqi.

“Presim nga bashkësia ndërkombëtare, fillimisht nga Brukseli por edhe Washingtoni që të bëjnë presion mbi Prishtinën që në një afat sa më të shkurtër të nisin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi marr të gjitha garancitë edhe nga përfaqësuesi i SHBA-së Escobar, se do ta bëjnë në një afat të shkurtër”, shtoi Bërnabiq.

(Kosova Sot Online)