U dëmtua nga tërmeti, Gjykata vendos për prishjen e pallatit te “Myslym Keta”

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 10:55
U dëmtua nga tërmeti, Gjykata vendos për prishjen e pallatit te “Myslym Keta”

Gjykata e Tiranës ka vendosur për prishjen e pallatit Pallatit Nr. 4, të dëmtuar nga termeti në rrugën “Myslym Keta”, pasi ishte në rrezik shembjeje, duke qenë se ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Gjykata i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës duke rrëzuar kërkesën e PD-së.

Instituti i Ndërtimit, e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin.
Të gjitha familjet e pallatit të dëmtuar përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë.

Shembja e pallatit ka filluar mëngjesin e sotëm.

(Kosova Sot Online)