Mehaj: Serbisë nuk i besohet, jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin në çdo kohë

  • E.k /
  • 19 December 2022 - 12:27
Mehaj: Serbisë nuk i besohet, jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin në çdo kohë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e përgatitur për ta mbrojtur vendin në çfarëdo kohe dhe kudo që kërkohet, përcjell "Kosova Sot Online".

Tutje, Mehaj ka shtuar se Serbisë nuk i besohet.

“Serbia është ajo që është, ne duhet me qenë çdo herë të përgatitur, asaj nuk i besohet kurrë. Ne jemi të përgatitur, jemi të gatshëm me mbrojt vendin në çdo kohë, kudo që kërkohet”, ka thënë Mehaj.

“Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA, Gjermani, Kroaci, Mbretëri të Bashkuar, Turqi dhe më gjerë. Gjatë këtij viti janë trajnuar rreth 2,047 ushtarakë jashtë vendit. Krahas kësaj është investuar edhe ngritjen e kapaciteteve operacionale me blerjen e pajisjeve ushtarake. Gjatë vitit 2022 buxheti i investuar në këtë vit tejkalon vitin 2021 me 84%, vitin 2020 me 99% dhe vitin 2019 më 98%.Blerjet janë realizuar përmes marrëveshjeve shtet me shtet”, ka thënë Mehaj.

(Kosova Sot Online)