Në shkollat e Prishtinës fillon vendosja e kamerave të sigurisë

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 13:53
 Në shkollat e Prishtinës fillon vendosja e kamerave të sigurisë

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Musmurati ka thënë se me vendosjen e këtyre kamerave dhuna në shkolla do të ulet.

Ajo ka shtuar se do të rritet edhe siguria.

Postimi i plotë:

Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet!

Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. #BashkëeNdreqim

(Kosova Sot Online)