Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës, ata përfaqësojnë agresionin

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 14:58
Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës, ata përfaqësojnë agresionin

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare në Jarinjë, shkruan "Kosova Sot Online".

Bislimi ka treguar se ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Tutje, Bislimi ka shkruar siç thotë ai  "Siç e kaSerbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në".

Postimi i plotë: 

DJE SERBIA NUK I NDALOI HULIGANËT SERBË – AJO U TËRHOQ NGA PLANI PËR DJEGIEN E JARINJËS

Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin.

Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.

Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët).

Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.

Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në.

Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!

(Kosova Sot Online)