Latfi: Futbolli është bërë sot feja kryesore në botë

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 15:11
Latfi: Futbolli është bërë sot  feja kryesore në botë

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka shkruar se sot në fakultet temë kryesore ishte futbolli, shkruan "Kosova Sot Online".

Latifi ka shkruar se ende nuk i kanë kaluar emocionet nga dje, për shkak të lojës.

Profesori ka theksuar se futbolli është bërë sot ideologjia dhe feja kryesore në botë.

Postimi i plotë:

Sot në fakultet tema kryesore ishte futbolli. Emocionet e lojës së mbrëmshme ende nuk kishin kaluar. As adhurimi për dy heronjtë e saj, Messin dhe Mbapenë. Nuk ka sot ideologji as fe që mobilizon një shkallë të tillë globale emocionesh e pasionesh. Në fakt, futbolli është bërë sot ideologjia dhe feja kryesore në botë, ndërsa stadiumet tempujt e saj. Mbase Johan Huizinga kishte të drejtë kur e definonte thelbin e njeriut si homo ludens, qenie që luan, dhe lojën si themelin e çdo praktike njerëzore.

(Kosova Sot Online)