“E motra e saj cakton gjyqtarët që hetojnë Ballukun”, shefi i Organizimit në PD: Drejtësia është e kapur!

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 15:52
“E motra e saj cakton gjyqtarët që hetojnë Ballukun”, shefi i Organizimit në PD: Drejtësia është e kapur!

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se drejtësia në Shqipëri është e kapur nga kryeministri Edi Rama.

Për të ilustruar këtë shembull, Balliu tha se në krye të vettingut është vendosur e motra e ministers Balluku, që sipas tij zgjedh gjyqtarët që do të gjykojnë vetë Ballukun.

Ai shtoi se vetëm me botoxin që bëjnë ministret, mund të shlyhen të gjitha pensionet në Shqipëri.

Për Balliun, rastet më flagrante ku kryeministri Edi Rama ishte i kapur në krim ishin dosjet 184 dhe 339, të cilat SPAK nuk i mori përsipër t’i hetonte.

“Të shohim çdo bëjë ai. Aty ka qenë ai. Dumani nuk lindi dje. Koncepti i drejtësisë së vërtetë është drejtësia e pavarur. Por si mund të jetë e pavarur kur edhe ambasadorja Kim dhe kryeministri Edi Rama lobonin për kreun e SPAK. Si finalja e Argjentinë-Francë. Në krye të aferave korruptive është Edi Rama. Ai e di që e ka drejtësinë në xhep, e di që nuk e prek drejtësia. Drejtësia dhe qeveria të mykura në korrupsion. Rama kërkon të ekzekutojë fjalën e lirë dhe votën, por atë do ta ekzekutojë vota. Amnistia fiskale u shërben atyre individëve që kanë bërë miliona euro me drogë, kokainë dhe hashash. I shërben Edi Ramës që të pastrojë paratë që i ka vjedhur qytetarëve shqiptarë. I shërben për të shkatërruar garën e ndershme. Përballë kemi një qeveri hajdutësh. BE i ka bërë të qartë shtetit shqiptar se Amnistia Fiskale dhe “Pasaportat e Arta” do të rikthejnë vizat për shqiptarët. Por ai nuk do t’ja dijë sepse lëviz me charter për vete. Fillimisht në po mbledhim forumet e Partisë Demokratike. Unë mund t’ju them këtë.

Dhuna ndaj Sali Berishës ka ndryshuar gjithçka. Sulmi ndaj Berishës ishte sulm ndaj opozitës. Dhuna dhe atentati ndaj tij ishte atentat ndaj çdo segmenti opozitar. Mesazhet që po jep media për korrupsionin, mesazhi i tij ishte që unë do të bëjë gjithçka që të mbrojë kokën time. Rama pa pushtetin e kryeministrit do të ishte te 313. Nuk është çështja vetëm për sulmin ndaj Berishës. Ai do të marrë atë që Meriton. Ne besojmë te vlerat perëndimore dhe e drejta për mendimin ndryshe. Por Rama ka bërë një gabim të madh që do të marrë përgjigjen që Meriton. Nuk mund të lejohet akoma që këta banditë të vijojnë të jenë në zyrat e shtetit shqiptar.

Protestat do të jenë të të gjitha formave. Ditën e nesërme është mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së. Aty do të kuptohet për data dhe detaje të tjera rreth protestës. Ju kujtohet juve që dosja 339 dhe 184 u hoqën nga SPAK. Aty ai u kap në krimin më makabër, në atë të vrasjes së pluralizmit në Shqipëri. Motra e Ballukut cakton gjyqtarët që hetojnë Ballukun. Vetëm botoxin e ministreshave ta kthesh në para mund të shlyhen të gjitha pensionet. Për Ballukun, për Ahmetajn, për Agaçin kanë para këta. Sot ka rëndësi vetëm një gjë: “zëri i popullit, zëri i Zotit.”, u shpreh Balliu.

(Kosova Sot Online)