Rusia kërkon esktradimin e Svetlana Timofeeva
Rusia ka kërkuar ekstradimin e shtetases Svetlana Timofoeva, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rusja e cila u arrestua së bashku me dy shtetas të tjerë, pasi tentuan futjen në ish-uzinën e armëve në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë të cilët po ruanin uzinën.
Prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet besueshmëria në ligj dhe konventa. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.
(Kosova Sot Online)
