Erdogan i ofron Putinit të krijojë mekanizëm trepalësh

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 20:17
Erdogan i ofron Putinit të krijojë mekanizëm trepalësh

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u citua të ketë thënë se i propozoi homologut të tij rus Vladimir Putin formimin e një mekanizmi trepalësh me Rusinë dhe Sirinë për të përshpejtuar diplomacinë midis Ankarasë dhe Damaskut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan u tha gazetarëve pas një udhëtimi në Turkmenistan se ai i ofroi Putinit fillimin e një sërë takimesh midis Turqisë, Rusisë dhe Sirisë për të rishikuar marrëdhëniet e tensionuara prej kohësh me Damaskun.

"Në fillim mund të takohen agjencitë tona të inteligjencës, pastaj ministrat e mbrojtjes dhe më pas ministrat e jashtëm (të tre vendeve). Pas takimeve të tyre ne si liderë mund të mblidhemi. Unë ia ofrova zotit Putin dhe ai ka një pikëpamje pozitive për të. “U citua të ketë thënë Erdogan.

(Kosova Sot Online)