Kush ua theu xhamat disa lokaleve në Veri!

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 18:38
Kush ua theu xhamat disa lokaleve në Veri!

Pas raportimeve se në Veri të Kosovës janë thyer xhamat e disa lokaleve, ka reaguar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është Policia është duke punuar për të identifikuar sulmuesi.


“Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë kryerësve të këtyre veprave kriminale.

“Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale”, përfundon njoftimi.


(Kosova Sot Online)