Shqiptari vret me thikë 28-vjeçarin në Zvicër

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 19:50
Shqiptari vret me thikë 28-vjeçarin në Zvicër

Mbrëmjen e së dielës në rrugët e Biere në Zvicër, ka ndodhur  një ngjarje e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një shqiptar nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë bashkombasin e tij në Zvicër. 

Sipas raportimeve nga mediatvendase, bëhet me dije se për krimin është arrestuar një 55-vjeçar, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë patriotin e tij 28-vjeçar.

Sipas hetimeve të deri tanishme rezulton se dy personat kishin njohje me njëri tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim.


(Kosova Sot Online)