Guterres: Ja deri kur do të vazhdoj lufta në Ukrainë

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 15:48
Guterres: Ja deri kur do të vazhdoj lufta në Ukrainë

Lufta e Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë dhe nuk sheh një perspektivë për bisedime serioze të paqes në të ardhmen e afërt, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Duke folur me gazetarët gjatë konferencës së tij vjetore të fundvitit në Nju Jork, Guterres tha se ai nuk do të heqë dorë deri në arritjen e paqes në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar parimit kyç të kartës së OKB-së duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ai tha se nuk ishte optimist për mundësinë e bisedimeve efektive të paqes me Ukrainën dhe Rusinë në të ardhmen e afërt.

“Unë besoj se konfrontimi ushtarak do të vazhdojë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)