Kryeministri kërkon falje në emër të qeverisë

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 23:04
Kryeministri kërkon falje në emër të qeverisë

Kryeministri holandez Mark Rutte  kërkoi falje në emër të qeverisë për përfshirjen e mëparshme të Holandës në skllavëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"Ne mund ta njohim skllavërinë në termat më të qartë si një krim kundër njerëzimit," tha Rutte gjatë një konference për shtyp në Hagë.

Ai shprehu keqardhjen që për shekuj "shteti holandez mundësoi, inkurajoi dhe përfitoi nga skllavëria".

"Njerëzit janë komodifikuar, shfrytëzuar dhe tregtuar në emër të shtetit holandez," shtoi Rutte.

Ai iu referua skllavërisë si një "vuajtje e madhe" që ka ende një ndikim në jetën e njerëzve.

"Ne në Holandë duhet të përballemi me pjesën tonë në atë të kaluar," tha Rutte, duke shtuar se "askush që jeton tani nuk është personalisht fajtor për skllavërinë".

Ai pranoi gjithashtu se shteti holandez "mbart përgjegjësi për vuajtjet e mëdha që u shkaktuan njerëzve dhe pasardhësve të skllavëruar".

Kryeministri më pas bëri thirrje që "të ecim përpara dhe të zhvillojmë një bisedë të vështirë për të kaluarën e skllavërisë".

Rutte shprehu vullnetin e tij për një njohje dhe mirëkuptim më të mirë përpara datës simbolike, 1 korrikut 2023, dita e përkujtimit të heqjes së skllavërisë në Holandë.

(Kosova Sot Online)