Moti sot dhe ditëve tjera në Kosovë

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 08:15
Moti sot dhe ditëve tjera  në Kosovë

Sot moti në Kosovë do të mbajë me diell, shkruan "Kosova Sot Online".

Në ultësira ka mundësi për mjegull.

Datat:

20.12 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.

21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull.  Ngrica në mëngjes.

22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit.  Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.

23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C.  Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative.  Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.

Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.

Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.

(Kosova Sot Online)