Bajqinovci: KFOR-i do t’i largojë barrikadat, por nëse s’e bën këtë e kryen Policia e Kosovës

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 08:45
Bajqinovci: KFOR-i do t’i largojë barrikadat, por nëse s’e bën këtë e kryen Policia e Kosovës

Deputeti i VV - së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se KFOR-i ka kërkuar kohë që t’i largojë barrikadat, përcjell "Kosova Sot Online".

Tutje,  Bajqinovci ka shtuar se nëse nuk largohen ato, atëherë do ti largojë Policia e Kosovës.

Bajqinovci, tha se Serbia nuk po mbështetet as nga populli serb në Kosovë.

“Nuk mund ta jap datë, por besoj që shumë shpejt do të largohen, e nëse nuk largohen atëherë këtë e bën Policia e Kosovës”, ka thënë ai.

“Serbia më kurrë nuk ka qenë më e dobët në Veriun e Kosovës, nuk po mbështeten nga populli serb në Kosovë e as nuk po dalin njerëzit në protesta në Serbi”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)