Petkoviq: Kurti mos ta mendoj që me dhunë t’i heqë barrikadat, çdo veprim i ri i dhunshëm nxit eskalim

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 09:10
Petkoviq: Kurti mos ta mendoj që me dhunë t’i heqë barrikadat, çdo veprim i ri i dhunshëm nxit eskalim

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ pranë qeverisë serbe, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mos i shkojë mendja që t’i heqë barrikadat me dhunë, përcjell "Kosova Sot Online".

Petkoviq theksoi se çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e kryeministrit Kurtit do të sillte rrezik në nxitjen e eskalimit të situatës.

Petkoviq shtoi se Kurti duhet ta lirojë ish zyrtain policor, Dejan Pantic.

“Do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantic, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe”.

“Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë” tha Petkoviq.

(Kosova Sot Online)