Gjakovë: Motoçiklisti e godet këmbësorin

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 09:58
Gjakovë: Motoçiklisti e godet këmbësorin

Dje në Gjakovë, një motoçiklistë e ka goditur një person në vendkalim të këmbësorëve, shkruan "Kosova Sot Online".

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Raporti policor:

Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 19.12.2022, 20:50. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë e godet viktimën mashkull kosovar në vendkalim të këmbësorëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është dërguar në repartin kirurgjik për trajtim të mëtutjeshëm. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)