Një i vdekur dhe 2 të plagosur, vetura del nga rruga dhe përfundon në humnerë

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 10:29
Një i vdekur dhe 2 të plagosur, vetura del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një person ka vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, përcjell "Kosova Sot Online".

Makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Aksidenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë , 20 km larg qytetit të Elbasanit. 

(Kosova Sot Online)