Blick: Kosova dhe Serbia po luajnë me zjarrin

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 11:30
Blick: Kosova dhe Serbia po luajnë me zjarrin

Gjendja në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar. Serbia ka vënë në lëvizje një kolonë ushtarake ndërsa ekstremistët serbë po provojnë t’ia mësyjnë kufirit. Forca paqeruajtëse e NATO-s, në të cilën merr pjesë edhe Zvicra, bllokoi kalimin me tela të gjembët, shkruan gazeta zvicerane Blick.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëashtu përplasen gojarisht. I pari atë të dytin e kualifikon për “udhëheqës të bandave kriminale” dhe “njeri të Putinit në Ballkan”.

Forca e NATO-s, KFOR-i, është në gjendje të lartë alarmi. Koloneli Egon Frank, në krye të kontigjentit gjerman, deklaroi për të përditshmen “Die Welt” se ka “rrezik të pëhershëm të përkeqësimit të situatës së sigurisë”. Një deklaratë e vetme nga Albin Kurti ose Aleksandar Vuçiç mund të jetë e mjaftueshme të ndërrojë hesapet.

Tesnionet më të larta se më parë

Pavarësisht tensioneve, ekspertët për Ballkanin besojnë se një luftë e hapur s’ka të ngjarë të ndodhë “sepse Serbisë do t’i duhej t’i bënte ballë KFOR-it”, thotë Konrad Clewing nga Instituti Lajbnic për Hulumtime mbi Evropën Lindore dhe Juglindore për gazetën zvicerane “Blick”, transmeton Reporteri.net.

Për Daniel Boschler, shkencëtar politik në Universitetin e Beogradit, “është alarmante të ndjellet luftë në kuptimin klasik të këtij termi”. Viteve të fundit, vazhdimisht ka patur disa episode të përshkallëzimeve të një paterne të ngjashme, thotë ai. Sidoqoftë, tensionet e tashme duken të jenë më të larta se ç’kanë qenë.

“Aktualisht, nuk është thjesht një paradë bandash nacionaliste që shkojnë te kufiri që na irritojnë, por mbase edhe dënimi abuziv i politikanes Rada Trajkoviç nga forcat e sigurisë serbe. Vendimet e Beogradit janë shumë më pak konstruktive se ç’ishin më parë”, shpjegon eksperti.

Në anën tjetër, kryeministri kosovar Albin Kurti ngul këmbë për zgjidhje në pajtim me ligjin, dhe në zbatimin e rendit ligjor kosovar në veri të Kosovës. “Në këso mënyra redukton hapësirën për të manovruar në formulën e kompromisit që është në fuqi deri më tani, sipas të cilës të dyja palët pranojnë situatën e cila nuk është qartësuar ende”, thotë Danieë Bochsler.

Mënyrë presioni nga komuniteti ndërkombëtar?
Sipas ekspertit, përllogaritjet politike të të dyja shteteve fshihen prapa këtyre tensioneve. “Bashkësia ndërkombëtare, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, po shtyjnë para për një zgjidhje të negocuar shpejt. Dhe, aq më e tensionuar situata, aq më shumë të dyja qeveritë mund të presin koncesione”.

Të dy qeveritë nuk shpresuan vetëm për koncesione në lidhje me statusin e Kosovës dhe veriun e saj, të populluar kryesisht me serbë. “Qeveria e Serbisë gjithashtu shpreson që Perëndimi t’i shikojë pak më liberalisht çështjet e saj të brendshme si korrupsioni, lidhjet me mafian, shtypjen ndaj mediave, demokracinë dhe lidhjet me Rusinë”, përfundon Daniel Bochsler për Blick-un zviceran.

(Kosova Sot Onlline)