Ambasadori Abbott: PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 13:10
Ambasadori Abbott: PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjidhja e situatës së në veri të Kosovës kërkon durim dhe mendim të qetë.

 Abbott shtoi se Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u shqetësuar për prioritetet politike, përcjell "Kosova Sot Online".

“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”.

(Kosova Sot Online)