Latifi: Këtu tek ne, një thes miell me ia dhanë dikujt, e nxjerrin në televizion e në rrjete sociale

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 14:59
Latifi: Këtu tek ne, një thes miell me ia dhanë dikujt, e nxjerrin në televizion e në rrjete sociale

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka krahasuar humanizmin e futbollistit argjentinas, Lionel Messi, me humanizmin që bëhet në Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Latifi ka shkruar se Lionel Messi, bënë humanizem dhe bamirësi me miliona për të varfërit e të sëmurët pa u mburrur.

Kurse, në Kosovë Latifi ka shkruar se bamirësinë e reklamojnë në televizion e në rrjete sociale, edhe kur ja japin një thes miell dikujt.

Postimi i plotë:

E lexova një shkrim për një anë tjetër të personalitetit të kampionit Lionel Messi: humanizmin. Qindra miliona çdo vit për shkolla, spitale, e çerdhe për grupet sociale në nevojë. Miliona për të varfërit e të sëmurët, në Argjentinë e shumë vende të tjera. Dhe pa zhurmë e vetëmburrje. Sepse e tillë është etika e vërtetë e bamirësisë.

Këtu tek ne, ndërkaq, një thes miell me ia dhanë dikujt, e nxjerrin në televizion e në rrjete sociale. E reklamojnë "bamirësinë". Sepse janë humanistë të rremë. Sepse janë profiterë të skamjes së të tjerëve, që e përdorin bamirësinë si mjet për qëllime e tyre egoiste. Disa për t'u dukur njerëz të mirë në kët' botë, e disa për ta fitu parajsën në botën tjetër. Humanizmi i vërtetë është krejt tjetër. Ai është kantian: bëhet vetëm për hir të humanizmit, e jo për të mbrri qëllime të tjera përmes tij.

(Kosova Sot Online)