Mehaj: Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 15:14
Mehaj: Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot drejtuesit e organizatave të dala nga lufta, të udhëhequr nga u.d. kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, shkruan "Kosova Sot Online".

Mehaj ka shkruar se e ka njoftuar delegacionin me objektivat e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të UÇK-së.

Ministri tregoj se do të realizohet një projekt për mbjelljen e fidaneve në hapësirat e kazermës “Adem Jashari”, ku çdo fidan do të simbolizoj një dëshmor të kombit - luftëtarë të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të UÇK-së jane referenca e shenjtë e punës dhe shërbimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Në vigjilje të festive të fund vitit, sot pata kënaqësinë të pres në takim, udhëheqjen e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të udhëhequr nga U.d. kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

Me këtë rast, delegacionin e njoftova me objektivat tonë si Ministri dhe Ushtri e vendit për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të shenjta të luftës çlirimtare të UÇK-së.

Përfaqësuesit e organizatave të UÇK-së, i njoftova edhe me procesin e realizimit të projektit për mbjelljen e fidaneve në hapësirat e kazermës “Adem Jashari”, ku çdo fidan do të simbolizoj një dëshmor të kombit - luftëtarë të UÇK-së.

Gjithashtu u dakorduam që bashkëpunimi ynë ndërinstitucional të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte e iniciativa në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona historike si bazamente frymëzimi për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona për të ecur përpara drejtë realizimit të shtetit të forte dhe prosperues, ishte qëndrimi i përbashkët gjatë takimit të sotëm.

(Kosova Sot Online)