Burrë e grua përfundojnë në spital, u helmuan me lëndë kimike

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 15:32
Burrë e grua përfundojnë në spital, u helmuan me lëndë kimike

Në Pogradec, burrë e grua përfundojnë në spital, pasi u helmuan më lëndë kimike, përcjell "Kosova Sot Online".

42 vjeçari dhe bashkëshortja e tij, reth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese.

“Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia. Ende nuk dihet në çfarë gjendje shëdetësore janë.

(Kosova Sot Online)