Këto janë kushtet e Rakiqit për t’i hequr barrikadat

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 15:45
Këto janë kushtet e Rakiqit për t’i hequr barrikadat

Kushtet për t’i hequr barrikadat janë që të lirohen të arrestuarit dhe të tërhiqet Policia nga Veriu i Kosovës, si dhe pa prova pretendon për disa lista që sipas tij janë për “vrasjen e serbëve”, ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rakiq si drejtori i së ashtuquajturës  “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka shtrëmbëruar intervistëne kryeminsitrit Kurti dhënë The Guardian i cilit tha se “është i shqetësuar pasi procesi i largimit të barrikadave mund të kalojë në fatkeqësi”.

E kjo deklaratë është keqinterpretuar nga pala serbe si ”thirrje për vrasje”.

“Narativa antiserbe e Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata nuk mund të largohen ndryshe”, ka thënë Rakiq.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Tash e 11 ditë serbët lokalë të urdhëruar nga Lista Serbe kanë vendosur barrikada.

(Kosova Sot Online)