Shpërthimi te Kroi i Vitakut, Policia: Me gjasë, mjete piroteknike, nuk ka dëme, nuk ka të lënduar

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 15:46
Shpërthimi te Kroi i Vitakut, Policia: Me gjasë, mjete piroteknike, nuk ka dëme, nuk ka të lënduar

Sot është raportuar se është dëgjuar një shpërthim afër lagjes “Kroi i Vitakut”, në Mitrovicën Veriore, përcjell "Kosova Sot Online".

Mirëpo, Policia e Kosovës, ka thënë se me gjasë këto kanë qenë mjete piroteknike dhe se nuk ka ankues, dëme dhe të lënduar.

“Është dëgjuar rreth orës 12:20. Por me gjasë këto mjete piroteknike te zëshme. Nuk ka ankues nuk ka dëme, nuk ka të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

(Kosova Sot Online)