Liberalizimi i vizave për Kosovën një hap më afër

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 16:17
Liberalizimi i vizave për Kosovën një hap më afër

Tekstin e miratuar nga faqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian për liberalizimin e vizave të Kosovës, ambasadorët e Këshillit të BE-së,  sot kanë aprovuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka reaguar zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, i cili tha se tashmë ky proces është në përfundim e sipër.

“Sot është miratuar nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap tutje, tejet i rëndësishëm, që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së”.

Por, sikurse edhe në hapat e mëhershëm ku kaloi procesi i liberalizmit në institucionet e BE-së, Bislimi mori merita.


“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”.

Ai tha se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit europian.


(Kosova Sot Online)