Detaje: Shpërthimi te Kroi i Vitakut u shkaktua nga një shok-bombë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës është raportuar për një shpërthim te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Policisë, dyshohet për një shpërthim të shkaktuar nga ndonjë shok-bombë. Nga ky shpërthim, nuk është regjistruar ndonjë i lënduar.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në atë lokacion, nga ku dyshohet se është dëgjuar shpërthimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonje mjet shpërthyes (shok bombë) por që deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëmtim”.
Më herët, nga Policia e Kosovës kanë thënë se shpërthimi i dëgjuar pas orë 12 të ditës “me gjasë” është shkaktuar nga ndonjë mjet piroteknik.
Prej 10 ditësh, në veri janë vendosur barrikada që kanë bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë. Përkundër thirrjeve nga ndërkombëtarët, barrikadat nuk janë larguar.
(Kosova Sot Online)
