Nëna pranon vrasjen e vajzës së saj me aftësi të kufizuara

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 20:00
Nëna pranon vrasjen e vajzës së saj me aftësi të kufizuara

Kaylea Titford, 16 vjeç, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Newtown, Powys, më 10 tetor 2020, pasi vuante nga probleme shëndetësore të lidhura me mbipeshën e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin një nënë ka pranuar se ka vrarë vajzën e saj adoleshente me aftësi të kufizuara duke e lejuar atë të bëhet obeze. 


Babai i saj Alun Titford, 44 vjeç dhe nëna Sarah Lloyd-Jones, 39 vjeç, u akuzuan më pas për “vrasje të rëndë nga pakujdesia” dhe “shkaktimin ose lejimin e vdekjes së një fëmije ose një personi të cenueshëm”.

Lloyd-Jones ndryshoi kërkesën e saj për të pranuar vrasjen e Kaylea nga pakujdesia. Ajo pranoi shkeljen e kujdesit për vajzën e saj me aftësi të kufizuara dhe ishte ‘e arsyeshme’ që kjo të shkaktonte një rrezik serioz dhe të dukshëm për vdekjen e saj.

Pretendohet se, midis 24 marsit dhe 11 tetorit 2020, edhe i ati nuk arriti të siguronte plotësimin e nevojave dietike të Kaylea, duke çuar në obezitet morbid.


Ai akuzohet më tej se nuk kishte siguruar kushtet që ajo të bënte mjaftueshëm stërvitje, të ishte në gjendje higjienike dhe kishte një mjedis jetese të sigurt dhe të pastër.

Kaylea u shpall e vdekur nga mjekët në orën 8.12 të mëngjesit më 10 tetor 2020, në shtëpinë e saj në Newtown, Powys.

Shkaku mjekësor i vdekjes u dha si ‘inflamacion dhe infeksion në zona të gjera ulçerash që vijnë nga obeziteti dhe ndërlikimet e saj’.

(Kosova Sot Online)