KFOR: Kemi transportuar 9 policë të sëmurë nga vendosja e barrikadave

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 21:08
KFOR: Kemi transportuar 9 policë të sëmurë nga vendosja e barrikadave

Nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, kemi transportuar 9 policë me gjendje të rënduar, të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara, ka bërë të ditur misioni paqeruajtës i KFOR-it, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 “KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i.


Kjo gjë ka ngritur shqetësime edhe te sindikata e policisë dhe te partitë opozitare.

Kritikat janë se shërbimin që e ka kryer KFOR-i është përgjegjësi e institucioneve, derisa nga qeveria kanë thënë se po diskutohet se të ndihmohen policët që po përballen me situatën e tensionuar në veri.

(Kosova Sot Online)