Ja pse këtë javë ajri ishte më i ndotur në Kosovë

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 21:16
Ja pse këtë javë ajri ishte më i ndotur në Kosovë

Ngjyrën gri në qiellin e kaltër të Prishtinës nuk e solli vetëm moti i ligë por edhe shumë faktorëve që ndotin ajrin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjendja e tij edhe gjatë së martës vazhdon të jetë e rënduar dhe parametrat e vlerave janë mbi normalen.

Një fakt i tillë po i shqetëson qytetarët.

Dikush tjetër thotë se për këtë gjendje janë vetë fajtor. Prandaj qytetarët kërkojnë masa urgjente nga Qeveria e Kosovës.

Specialisti për Cilësinë e Ajrit, Shkumbin Shala, ka treguar periudhën në të cilën ajri është i ndotur brenda ditës.

Ai ka treguar se edhe pse qëndrojmë më mirë se viti i kaluar për sa i përket cilësisë së ajrit, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese.

E sipas meteorologu, Mendim Rugova, kjo javë pritë të jetë më e ndotura.

Muajt më të ndotur të viti janë Dhjetori dhe Janari për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse për ngrohje dhe jo vetëm.

 

(Kosova Sot Online)