Në prezencë të policisë hidhet edhe një mjet shpërthyes në veri

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 21:26
Në prezencë të policisë hidhet edhe një mjet shpërthyes në veri

Në drejtim të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, është hedhur një mjet shpërthyes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në afërsi gjendej edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Shpërthimi i hedhur në drejtim të ekipit të gazetarëve ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.


“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.

Ai ka thënë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

(Kosova Sot Online)