Policëve të bllokuar në veri/EULEX u dërgoi ushqime, veshmbathje e artikuj higjienik

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 22:26
Policëve të bllokuar në veri/EULEX u dërgoi ushqime, veshmbathje e artikuj higjienik

Më 17 dhjetor, EULEX’i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe sende higjienike policëve në Rudnicë/Jarinjë, ka njoftuar shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Wigemark përmes një cicërime në TWitter tha se ky furnizim erdhi pas kërkesës së Policisë së Kosovës.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës,@EULEXKosovo më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”.


Qe 11 ditë, disa policë të Policisë së Kosovës, kanë mbetur të bllokuar në objektet policore në Jarinjë e Leposaviq. Kjo për shkak të barrikadave të vendosura nga qytetarët serbë atje.

Këto barrikada janë vendosur në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq. Bllokimi i rrugëve ka pasuar me bllokimin e policëve që ishin dhe po vazhdojnë të jenë në Leposaviq dhe Jarinjë.

(Kosova Sot Online)