Brnabiq: Barrikadat do ta pengojnë babadimrin të vijë në Kosovë

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 08:12
Brnabiq: Barrikadat do ta pengojnë babadimrin të vijë në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se ka deklaruar se barrikadat në veri jo vetëm që s’do të hiqen, por as “babadimri” këtë herë s’mund të kalojë mbi to, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas vlerësimit të Brnabiq, deklarata e diplomatit gjerman është shqetësuese dhe se paraqet “kërcënim” ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Unë mendoj se ju duhet të shqetësoheni nëse babadimiri mund të kalojë këtej…”, shkroi Brnabiq.

“Nëse nuk jeni interpretuar gabimisht, ose keni pasur një goditje të vogël para intervistës, ato janë thellësisht shqetësuese pasi po kërcënoni në mënyrë eksplicite njerëzit tanë – dhe kjo nuk është e pranueshme”.

“Barrikadat do ta pengojnë babadimrin të vijë në Kosovë”, shtoi ajo.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër Kryqit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)