14-vjeçari shpëton, u godit me shtizë në qafë dhe as nuk i humbi ndjenjat

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 08:35
14-vjeçari shpëton, u godit me shtizë në qafë dhe as nuk i humbi ndjenjat

Një nxënës në Indi u godit me shtizë në qafë, përcjell "Kosova Sot Online".

14-vjeçari  ka shpëtuar, pasi një shtizë iu ngul në qafë gjatë një aksidenti në shkollë.

Sadanand Meher u plagos kur një nxënës tjetër thuhet se humbi objektivin dhe gjuati shtizën në qafën e 14-vjeçarit.

 “Ishte e pabesueshme që të gjitha enët kryesore të gjakut ishin të paprekura. E gjitha varej nga lëkura e mjekrës, por ne duhej të ishim jashtëzakonisht të kujdesshëm për të siguruar që ajo të mbetej e tillë.”, tha një mjek.

(Kosova Sot Online)