Mëngjesi i sotëm me ngrica, këto janë temperaturat

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 08:45
Mëngjesi i sotëm me  ngrica, këto janë temperaturat

"Prishtina Weather", ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ngrica në mëngjes, përcjell "Kosova Sot Online".

21.12 - Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.

22.12 - Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.

23.12 - Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.

Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.

Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.

(Kosova Sot Online)