14-vjeçari shqiptar bën në kokë fytyrën e Lionel Messit

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 10:01
14-vjeçari shqiptar bën në kokë fytyrën e Lionel  Messit

Një djalë i ri i moshës 14-vjeçar, Simon Cena, ka pikturuar në kokën e tij, kampionin e botës në futboll, Lionel Messin, përcjell "Kosova Sot Online".

Fytyrën e Messit në kokën e 14 vjeçarit e ka bërë Joti Bocerri, i cili është stilisti i flokëve më trend i momentit.

Joti ka treguar se për ta bërë këtë pikturë,  ju desh rreth një orë kohë për ta realizuar.

“Me makinat qethëse, me briskun dhe kur është floku i shkurtër me pak laps. I bëj për rreth një orë. Kam bërë Ronaldon, Benzeman, Mbape. Këta dy të fundit mi kanë kërkuar shumë. Këto janë edhe portrete që bëhen më shumë me nxjerr videon se maksimumi një ose dy ditë qendrojnë, se floku rritet. Unë kam studiuar në mënyrën time, nuk është se kam bërë një shkollë.

Ka pasur shumë kërkesa të çuditshme, ka pasur kërkesa funny si aktorët e filmave për të rritur, si Mia Khalifa. Kushton 100 euro se ka punë, plus do kohë. Kam bërë Taynën, Edi Ramën, Lulzim Bashën apo Ismail Qemalin”, tha ndër të tjera Joti.

(Kosova Sot Online)