KFOR ende s’i ka kthyer përgjigje Serbisë për kthimin e personelit ushtarak në Kosovë

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 10:37
KFOR ende s’i ka kthyer përgjigje Serbisë për kthimin e personelit ushtarak në Kosovë

Serbia para disa ditësh ka shkruar dhe dorëzuar kërkesën KFOR - it për kthimin e deri 1000 trupave në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

KFOR ka njoftuar se ende s’i kanë kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën e tyre.

KFOR- i në njoftimin  e tyre kanë thënë se janë duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë mundësinë udhëheqësve për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e fundit për media nga KFOR.

(Kosova Sot Online)