Kaçanik: U gjet i vdekur në veturën e tij, policia jep detaje

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 11:13
Kaçanik: U gjet i vdekur në veturën e tij, policia jep detaje

Policia e Kosovës përmes raportit policor, ka njoftuar lidhur me rastin në Kaçanik, ku një person është gjetur i vdekur në veturën e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas raportit policor ky rast po cilësohet si vetëvrasje.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Raporti policor

VETËVRASJE

Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)