Tentim vrasje në Drenas, një person gjuan me armë në drejtim të një veturë

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 11:23
Tentim vrasje në Drenas, një person gjuan me armë në drejtim të një veturë

Në Drenas, dyshohet se një se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz, raporton "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se janë gjetur gjashtë gëzhoja te armës, dhe një predhë.

“VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Gllogoc 20.12.2022 – 00:20. Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)