Situata në veri të Kosovës, Kryediplomati grek e përmend edhe në Tiranë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, edhe gjatë vizitës së tij në Tiranë, e ka përmendur situatën dhe zhvillimet në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
“Dua të jem i qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne përbëjnë pjesën parësore. Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që duhet të shtyjmë, është përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës”.
“Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë e kam theksuar dialogun mes dy vendeve”, ka thënë Dendias.
(Kosova Sot Online)
